Ndërlidhjet

Irani dëshiron bisedime në Turqi


Irani ka propozuar bisedime me fuqitë e mëdha në fund të muajit nëntor ose në fillim të dhjetorit. Raportet thonë se kryenegociatori i Iranit për çështje bërthamore, Saed Jalili, i ka thënë shefes për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Ketrin Eshton se Teherani do të dëshironte që bisedimet të mbahen në Stamboll.
Propozimi pason sanksionet e reja të Kombeve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian ndaj Iranit për shkak të refuzimit për të ndalur pasurimin e uraniumit.
Irani përgënjeshtron pohimet se programi i tij bërthamor synon zhvillimin e armëve bërthamore.
XS
SM
MD
LG