Ndërlidhjet

Gazetarët reagojnë ndaj incidentit në TV Klan Kosova


Organizatat që merren me të drejtat e gazetarëve në Kosovë kanë reaguar ndaj, siç thuhet, “incidentit të shkaktuar nga ish-deputeti Gani Geci, në studiot e televizionit Klan Kosova”.

Klan Kosova ka njoftuar mbrëmë se zoti Geci ka “ndërprerë dhunshëm mbajtjen e një debati” në këtë televizion dhe ka kërcënuar drejtuesin e tij, Baton Haxhiu.

Asociacioni i Gazetarëve Profesionistë të Kosovës ka “dënuar ashpër këtë rast dhe i konsideron veprimet e tilla si ndërhyrje dhe pengesë flagrante në punën e mediave dhe gazetarëve. Rasti bëhet edhe më i rëndë pasi që ka për protagonist një ish-deputet”.

Edhe Unioni i Gazetarëve të Kosovës e ka dënuar incidentin, duke vlerësuar se “këto veprime janë një mesazh dhe porosi e qartë se në çfarë gjendje të rëndë është vënë puna e gazetarëve, dhe një dëshmi e gjallë e degradimit të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medieve”.
XS
SM
MD
LG