Ndërlidhjet

Kameron fton Kinën për reforma politike


Kryeministri britanik Dejvid Kameron ka ftuar Kinën të filloj reformat politike që sipas fjalëve të tij paraqet mënyrën më të mirë për krijimin e stabilitetit shoqëror dhe rritjes së vazhdueshme ekonomike.
Këto komente Dejvid Kamron i ka bërë në Universitetin e Pekinit pas takimit me presidentin kinez Hu Xhintao.
“Rritja e lirive ekonomike viteve të fundit në Kinë ka qenë shumë e favorshme për Kinën dhe botën. Besoj se kjo do të shpie drejt hapjes më të madhe politike të Kinës”, ka thënë Kameron i cili ka konluduar se nuk është fshehtësi se ndërmjet Londrës dhe Pekinit ka disa mospajtime veçanërisht rreth të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG