Ndërlidhjet

Prishtinë: Daviddi dorëzon Raportin e Progresit


Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Renzo Daviddi, i dorëzoi sot Raportin e Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, ushtruesit të detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ky i fundit, në një njoftim nga kabineti i tij, citohet të ketë thënë se “raporti do të ndihmojë në angazhimet e institucioneve të vendit për avancimin e punës dhe përmbushjen e detyrave, posaçërisht në ato fusha ku progresi i arritur nuk ishte ai që do të dëshironim të gjithë ne”.

“Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian, në Kosovë, Renzo Daviddi, tha se Raporti i Progresit i këtij viti pasqyron progresin e arritur në Kosovë gjatë vitit të fundit si dhe është kritikë në disa çështje të cilat nuk janë bërë si duhet ose që kanë mundur të bëhen më mirë”, thuhet në njoftim.
XS
SM
MD
LG