Ndërlidhjet

Beqaj: BE me standarde të dyfishta për Kosovën



Ministri për Integrimet Evropiane, Besim Beqaj kritikoi Bashkimin Evropian, për atë që ai i quajti standarde të dyfishta në trajtimin e Kosovës.

Besim Beqaj tha se BE po cakton kushte për Kosovën që nuk janë kërkuar nga vendet tjera në mënyrë që të fitojnë regjimin e lirë të vizave në vendet anëtare të BE-së.

Ai ka thënë se Kosova dëshiron të trajtohet njëjtë me vendet tjera në rajon.

Komentet e Beqajt vijnë një ditë pasi që Komisioni Evropian publikoi raportin e progresit për vendet e Ballkanit, përfshi këtu edhe Kosovën.
XS
SM
MD
LG