Ndërlidhjet

LDK-Ibrahim Rugova koalicion me AAK-në



Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka njoftuar se do të nënshkruajë marrëveshje mes kësaj partie dhe Listës “LDK-Ibrahim Rugova”.

Marrëveshja për koalicion parazgjedhor do të nnëshkruhet në rezidencën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në lagjen Velania.

Në njoftimin për media thuhet se "marrëveshja është arritur pas bisedimeve paraprake midis AAK-së dhe z. Ukë Rugova“.

AAK njofton se në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit kjo parti dhe Lista “LDK-Ibrahim Rugova” do të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore.

Para këtij njoftimi, familja Rugova, përmes një komunikate për media, hodhi poshtë mundësinë e përfshirjes së Ukë Rugovës në listën zgjedhore të LDK-së.

Lista LDK-Ibrahim Rugova udhëhiqet nga Ukë Rugova, i biri i presidentit Ibrahim Ruogva dhe nga ish pretendenti për kryetar të LDK-së, Bujar Bukoshi.

Kjo Listë u formua, pas siç u tha pakënaqësive me procesin zgjedhor në LDK.
XS
SM
MD
LG