Ndërlidhjet

EULEX: Vukmir Cvetkoviq fajtor për krime lufte



Gjykata e Qarkut në Pejë në një panel të përbërë prej një gjykatësi kosovar dhe dy gjykatësve të EULEX-it, më 9 nëntor ka shpallur fajtor Vukmir Cvetkoviqin për krime të luftës dhe e dënoi atë me shtatë vite burgim.

Në një njoftim të EULEX-it, thuhet se “Cvetkoviqi është shpallur fajtor për dëbimin e një familjeje nga komuna e Klinës, duke e urdhëruar atë që të dalë nga shtëpia e tyre dhe të largohej nga qyteti, dhe për djegien e shtëpive të dy familjeve në fund të muajit mars të vitit 1999”.

Atëbotë, thuhet në njoftim, “Cvetkoviq ishte pjesëtar i policisë serbe. Pasi që është ekstraduar nga Norvegjia, Vukmir Cvetkoviqi është arrestuar në Kosovë më 13 korrik 2010”.
XS
SM
MD
LG