Ndërlidhjet

Serbi: Ndasi për pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje



Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Sllavica Dejanoviq ka thënë se shteti serb duhet t’i sugjerojë serbëve të Kosovës që vetë të vendosin nëse duan ose jo të marrin pjesë në zgjedhje.

“Njerëzit që jetojnë atje, më së miri e dinë se si ndjehen, ata duhet të ndërmarrin hapa përgjegjës ndaj familjes së tyre dhe të vendosin vete. Nuk mund të them se çka duhet të bëjë Qeveria e Serbisë, por njerëzit që jetojnë atje poshtë, e dinë më së miri se çka është mirë për ta“, ka thënë para gazetarëve në Kuvendin e Serbisë, Sllavica Dejanoviq.

Qeveria e Serbisë më herët tha se nuk ka kushte që t’u bëhet thirrje serbëve për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG