Ndërlidhjet

Daci shpallet fajtor



Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, aktualisht, kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë është dënuar sot me një vjet e gjysmë burg me kusht, por nëse gjatë kësaj periudhe ai bën ndonjë shkelje penale do të futet në burg.

Avokati i tij, Bajram Tmava, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, se gjykata ka marrë vendim që Daci për dy vjet rresht të mos ushtrojë asnjë funksion publik.

Ai u dënua për veprën që e ngarkonte atë për blerje të syzave dhe rregullimin e dhëmbëve me fonde publike derisa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ndërkohë, ish këshilltari i tij, Ahmet Alishani u dënua me gjashtë muaj burgim, për shkak se kishte ndihmuar Dacin në kryerjen e veprës së tij.

Procesi gjyqësor është drejtuar nga gjyqtari i EULEX-it Ferdinando Butier de Mongeot, ndërsa aktakuza u përfaqësua nga prokurorja e Prokurorisë Publike të Qarkut në Prishtinë, Fikrije Krasniqi. Vetë Daci dhe përfaqësues të LDD-së procesin e kanë quajtur politik.
XS
SM
MD
LG