Ndërlidhjet

logo-print

LDK: Ende e hapur oferta për Ukë Rugovën



Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, dhe strukturat udhëheqëse të partisë, shprehin keqardhjen lidhur me deklaratën e sotme të familjes Rugova, lidhur me çështjen e përfshirjes së z. Ukë Rugova në proceset e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në një njottim për media të kësaj partie, thuhet se kryetari Isa Mustafa, Kryesia dhe Këshilli Qendror i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë shprehur gatishmëri të plotë që z.Ukë Rugova të përfshihet në listën e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

“Kjo i është komunikuar z. Rugova drejtpërdrejt nga kreu i partisë, por edhe në deklarimet e tij publike. Lidhja Demokratike e Kosovës posa ka mbyllur më sukses të plotë procesin e brendshëm zgjedhor, që ka kulmuar me zgjedhjen tërësisht demokratike të kryetarit të partisë dhe të strukturave udhëheqëse".

"Strukturat udhëheqëse, të dala nga zgjedhjet e brendshme, burojnë nga vullneti i delegatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës nga të gjitha degët e partisë dhe, si të tilla, ato përfaqësojnë vullnetin e elektoratit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

“Oferta e sinqertë e kryetarit Mustafa dhe e organeve drejtuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës për z. Ukë Rugova mbetet e hapur”, thuhet në njoftimin për media të LDK-së.
XS
SM
MD
LG