Ndërlidhjet

Londër: Protestë kundër rritjes së tarifave të shkollimit



Dhjetëra mijëra studentë kanë marshuar rrugëve të Londrës për të kundërshtuar planet për trefishimin e tarifës së shkollimit në universitete.

Organizatorët thanë se 50 mijë studentë, pedagogë universiteti dhe protestues kanw protestuar kundër planeve për të rritur koston e studimeve në 9 mijë sterlina në vit- tri herë më shumë sesa është tarifa aktuale.

Dhuna është shfaqur për pak çaste, kur një grup nga protesta që tërë kohës ishte e qetë, thyen dritaret e një ndërtese në të cilën ka selinë Partia Konservatore, që është në qeveri.

Liberal-Demokratët e Britanisë, që janë pjesë e koalicionit janë zotuar gjatë fushatës zgjedhore se do të shfuqizojnë këto tarifa.
XS
SM
MD
LG