Ndërlidhjet

Klinton optimiste për paqen në Lindjen e Mesme



Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton shprehu pakënaqësinë se vendimi i Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve hebraike i ka bllokuar bisedimet e paqes në Lindjen e Mesme. Por, ajo tha se "përfundimet pozitive" ende janë të mundshme.

Klinton foli në Uashington në prag të bisedimeve me kryeministrin izraelit Benjamin Natanjahu.

Në filim të kësaj jave, Izraeli konfirmoi se planifikon të ndërtojë më shumë se 1300 shtëpi të reja në Jerusalemin lindor të aneksuar arab duke shkaktuar reagime të fuqishme nga palestinezët.

Klinton po ashtu ka thënë se Autoritetit Palestinez do t’i jepen 150 milionë dollarë shtesë.

Shuma është përshkruar si mbështetje për buxhetin e palestinezëve dhe është vazhdimësi e ndihmës prej 400 milionë dollarëve, që presidenti Barak Obama u zotua se do t‘i japë Autoritetit Palestinez në muajin qershor.
XS
SM
MD
LG