Ndërlidhjet

Londër: 8 të lënduar në protestë



Protestuesit kanë hyrë në selinë e Partisë Konservatore në Londër, ndërsa dhjetëra mijëra studentë po protestonin kundër ritjes së tarifave të shkollimit.

Grupe të rinjsh kanë thyer dritaret dhe kanë hyrë në sallën e pritjes, ndërsa të tjerët u lëshuan nga kulmi brenda objektit.

Raportohet për tetë persona të lënduar.

Më shumë se 50 mijë njerëz, kryesisht studentë demonstruan paqësisht kundër planeve për rritjen e kostos së studimeve në universitete deri në 9 mijë sterlina(14 mijë $)- tarifë kjo tri herë më e lartë sesa e tanishmja.

Liberal-Demokratët e Britanisë, që janë pjesë e koalicionit qeveritar, u zotuan gjatë fushatës zgjedhore se do të shfuqizonin tarifën.
XS
SM
MD
LG