Ndërlidhjet

logo-print

Në takimin e G20-ës dallimet mbeten



Presidenti amerikan dhe ai rus do të zhvillojnë takime të ndara gjatë ditës me homologun e tyre kinez në takimin e G20-ës. Përfaqësuesit e 20 ekonomive më të mëdha në botë po takohen në Seul të Koresë së Jugut.

Zëdhënësi i takimit tha se “vazhdojnë të mbeten dallime të konsiderueshme” mes pjesëmarrësve lidhur me vlerën e monedhave dhe defiçitet buxhetore.

SHBA-të kanë fajësuar Kinën për lojën me juanin, çfarë ndihmon rritjen e eksporteve kineze. Nga ana tjetër Kina dhe Gjermania kanë kritikuar vendimin e Bankës Qëndrore amerikane për të hedhur 600 miliardë dollarë në ekonominë amerikane. Vendimi synon nxitjen e tregtisë në SHBA.

Presidenti Obama i bëri thirrje udhëheqësve botërorë të lënë mënjëanë dallimet dhe të punojnë së bashku për rimëkëmbjen globale ekonomike.
XS
SM
MD
LG