Ndërlidhjet

Klinton takon Netanjahun



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, takohet gjatë ditës me kryeministrin e Izraelit Benjamin Netanjahu. Takimi vjen në kohën kur procesi i paqes në Lindjen e Mesme gjendet në vështirësi për shkak të ndërtimeve hebreje në Bregun Perëndimor.

Gjatë kësaj jave Izraeli njoftoi se do të ndërtonte 1300 apartamente të reja në dhe përreth Jerusalemit. Ndërtimet do të ngrihen në territore që besohet se do të jenë pjesë e shtetit të ardhshëm palestinez.

Bisedimet izrealito-palestineze nisën në filim të shtatorit, por u pezulluan nga palestinezët për shkak të refuzimit izraelit që të ngrinte ndërtimet e kolonive në Bregun Perëndimor

XS
SM
MD
LG