Ndërlidhjet

Mbipesha, rrezik në vendet në zhvillim




Vendet në zhvillim, ku përfshihen dhe ekonomitë që po fuqizohen gjithmonë e më shumë, si Brazili, Kina, India dhe Rusia duhet të marrin veprime të menjëhershme për të luftuar mbipeshën që po njeh rritje dramatike. Organizata për Zhvillimin dhe Bashkëpunimin Ekonomik, OECD, në raportin e fundit thekson se mënyra e pashëndetshme e të ushqyerit dhe mungesa e aktiviteteve fizike kanë bërë që numri i njerzve mbipeshë në vendet në zhvillim t’i afrohet atyre të zhvilluara.

Raporti thekson se shtatë në dhjetë meksikanë të rritur janë obezë dhe po kështu gjysma e brazilianëve, rusëve dhe afrikano-jugorëve i takojnë kësaj kategorie.
XS
SM
MD
LG