Ndërlidhjet

Obama kërkon nga Penjani seriozitet



Presidenti Barak Obama i ka bërë thirrje Koresë së Veriut të dëshmojë "seriozitet" përpara se SHBA-të do të bien dakord të rifillojnë bisedimet gjashtëpalëshe. Bisedimet synojnë çarmatimin e Koresë së Veriut nga armët bërthamore.

"Vazhdimi i Koresë së Veriut me prodhimin e armëve bërthamore do të çojë në më shumë izolim dhe më pak siguri për vendin. Ekziston dhe një tjetër rrugë për Korenë e Veriut. Nëse zgjedhin të përmbushin detyrimet ndërkombëtare do të kenë mundësinë t'i ofrojnë popullit të tyre jetë me mundësi dhe jo jetë të zhytura në varfëri", tha Obama.

Deklarata e Obamas u bë në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij jugkorean.
XS
SM
MD
LG