Ndërlidhjet

logo-print

Serbia ndalon duhanin në hapësirat publike



Nga mesnata e sotme në Serbi do të ndalohet përdorimi i duhanit në vendet publike, zyrat, teatrot, kinematë. Ndalim të pjesshëm të duhanit do të ketë dhe në bare e restorante. Këto duhet të ofrojnë hapësira të ndara për përdoruesit e duhanit.

Në rast të shkeljes së ligjit individët do të dënohen me gjobë në vlerë prej 5000 dinarësh, derisa për bizneset e shumta është shumë më e lartë.

Shkalla e pirjes së duhanit në Serbi është shumë e lartë dhe ligji për ndalimin e duhanit ka ngjallur debat.
XS
SM
MD
LG