Ndërlidhjet

Fëmijët, viktima të trafikimit


Pamje në Prishtinë

Pamje në Prishtinë

Trafikimi i fëmijëve në Kosovë dhe në Shqipëri ka marrë përmasa shqetësuese, thonë përfaqësues të autoriteteve kosovare dhe shqiptare. Sipas tyre, arsyet e trafikimit të fëmijëve këndej dhe matanë kufirit, janë të njëjta - fëmijët shfrytëzohen për qëllime seksuale dhe punë të detyrueshme.


Shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë, niveli i lartë i korrupsionit në sistemin e drejtësisë dhe lidhjet ndërmjet politikës dhe grupeve kriminale, janë vetëm disa nga shkaqet që çojnë në trafikimin e fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri, thonë zyrtarët e këtyre dy vendeve.

Në një takim pune, organizuar nga Qeveria në dorëheqje e Kosovës dhe Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri, është thënë se situata e fëmijëve të trafikuar në këto dy shtete ka marrë përmasa shqetësuese.

Habit Hajredini, nga Zyra për Qeverisje të Mirë, që funksionon në kuadër të Kryeministrisë së Kosovës, thotë se fëmijët kosovarë shfrytëzohen për qëllime të ndryshme, duke filluar nga keqtrajtimet seksuale, e deri te puna e detyruar.

Trafikimi i të miturve, sipas Hajredinit, është rezultat i shkallës së lartë të varfërisë dhe papunësisë që mbizotëron në vend.
...duhet të punojmë për ta parandaluar këtë dukuri të keqe, kur flasim për trafikim të fëmijëve.


“Situata e të drejtave të fëmijëve nuk është e kënaqshme, nuk është e mirë, duke ditur se vetë vendi ka hartuar politika e strategji dhe ka krijuar legjislacion për ta përmirësuar gjendjen e tyre”.

“Dhe, në kuptimin e situatës së trafikimit të fëmijëve, nuk jemi ai vendi me një emergjencë, me një krizë të tillë. Por, gjithmonë duhet të punojmë për ta parandaluar këtë dukuri të keqe, kur flasim për trafikim të fëmijëve”,
thotë Hajredini.

Altin Hazizaj, drejtor i Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri, thotë se në të gjitha vendet në tranzicion ka hapësirë për abuzimin e të drejtave të fëmijëve.
Qëllimi kryesor, pa dyshim, është qëllimi seksual dhe qëllimi ekonomik.


“Qëllimi kryesor, pa dyshim, është qëllimi seksual dhe qëllimi ekonomik. Do të thotë sot, si në Shqipëri po ashtu edhe në Kosovë, një numër i madh i fëmijëve shfrytëzohen për qëllime ekonomike, pra për të punuar, sepse varfëria është tejet e skajshme, mungesa e ndihmës sociale dhe financiare për këto familje, i detyron prindërit që jo vetëm që të dalin vetë në rrugë të lypin dhe të punojnë, por t’i kthejnë në krah pune edhe fëmijët e tyre
”, pohon Hazizaj.

Hazizaj thekson se shumica e fëmijëve në Kosovë dhe Shqipëri janë të rrezikuar nga trafikimi dhe shfrytëzimi i tyre.

“Nga ana tjetër, pa dyshim se migracioni i brendshëm, krijimi i grupeve kriminale nganjëherë të fuqishme, sidomos në aspektin e shfrytëzimit seksual, pa dyshim se i kthen fëmijët në viktimat e para të këtij tranzicioni, që, me një fjalë, na vret të gjithëve
”, thekson Hazizaj.

Në anën tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, thotë se me fëmijët në Kosovë abuzohet në forma të ndryshme. Rrjedhimisht, shton Shala, kriminalizohet edhe e ardhmja e tyre.
...po e rrezikojmë edhe pjesën më vitale të shoqërisë.


“Në fakt, po e rrezikojmë edhe pjesën më vitale të shoqërisë. Institucionet e Kosovës asnjëherë nuk janë marrë me një hulumtim serioz, se çka ka ndikuar që kjo dukuri të jetë në rritje”
, vlerëson Shala.

Ndryshe, sipas raporteve të ndryshme të Qeverisë në dorëheqje, thuhet se në vitin 2007, ekzekutivi i vendit ka ndihmuar 33 viktima të trafikimit të moshës së re, ndërkaq në vitin 2008, 24 viktima.

Ligjet në fuqi penalizojnë trafikimin seksual dhe punën me detyrim të fëmijëve. Ligji ofron dënime për trafikim të qenieve njerëzore prej dy deri 12 vjet burg.
  • 16x9 Image

    Nadie Ahmeti

    Me profesionin e gazetarisë ka filluar të merret që prej vitit 2000, kurse Radios Evropa e Lirë i është bashkuar në vitin 2001. Kryesisht mbulon çështjet ekonomike dhe sociale, për çka edhe i janë ndarë disa mirënjohje.

XS
SM
MD
LG