Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: E krishtera dënohet me vdekje për blasfemi



Një gjykatë lokale në Pakistan e ka dënuar me vdekje një grua të krishterë me akuzat për blasfemi, pasi gratë myslimane në fshatin e saj kishin thënë se ajo kishte bërë komente fyese për profetin Muhamed.

Asia Bibi, 45 vjeç, nënë e pesë fëmijëve, është dënuar me varje nga gjykata në qarkun Nankana të provincës Punxhab, rreth 75 km në perëndim të qytetit Lahore.

Dënimi me vdekje tash duhet të rishqyrtohet edhe nga Gjykata e Lartë në Lahore.

Aktivistët për të drejtat e njeriut kërkojnë që dënimi me vdekje për blasfemi të hiqet nga kodi penal i Pakistanit. Ata thonë se ai shfrytëzohet për inate personale dhe e inkurajon ekstremizmin islamik.
XS
SM
MD
LG