Ndërlidhjet

15 të vrarë nga shpërthimi në Karaçi



Një bombë e fuqishme në qendrën e qytetit më të madh pakistanez, ka shkatërruar ndërtesën e policisë, duke lënë 15 të vdekur dhe mbi 30 të plagosur.

Policia tha se shpërthimi ndodhi në njësitin për hetime kriminale në Karaçi.

Raportohet se shpërthimi është shkaktuar nga një automjet bombë.

Ndërtesa nuk ndodhet larg konsullatës amerikane, dy hoteleve luksoze dhe ndërtesave qeveritare.

Pakistani po i lufton militantët islamistë të ndërlidhur me Al Kaidën, të cilët përpiqen ta përmbysin qeverinë, e cila është aleate me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG