Ndërlidhjet

Parlamenti irakian filloi punimet



Parlamenti i Irakut votoi sot për postet kyçe në qeverinë e re, në bazë të marrëveshjes ndërmjet të gjitha blloqeve kryesore politike.

Marrëveshja u arrit pas tetë muajsh ngërçi politik, i cili i pasoi zgjedhjet e përgjithshme.

Kryetar i parlamentit u zgjodh Osama An-Naxhefi, sunit nga aleanca Irakija.

Presidenti Xhalal Talabani do ta mbajë postin e tij, ashtu si dhe kryeministri aktual Nuri al-Maliki.

Ish kryeministri Ijad Allaui pritet të zgjedhet në krye të këshillit të ri për politikë strategjike.
XS
SM
MD
LG