Ndërlidhjet

Një fëmijë humb jetën, tjetri zhduket nga vërshimet në Dukagjin



Një fëmijë e ka humbur jetën dhe një tjetër konsiderohet i zhdukur nga përmbytjet në rajonin e Dukagjinit, njoftoi policia e Kosovës.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Pejës, Xhevat Ibraj, tha se Arbias Krasniqi, 8 vjeç, është gjetur në lumin Buhovc.

Vdekjen e djaloshit e kanë konstatuar mjekët.

Ndërkohë, Valtrim Krasniqi, 7 vjeç, po nga fshati Çellopek konsiderohet i zhdukur.

Policia tha se po vazhdon aksioni i kërkim shpëtimit.
XS
SM
MD
LG