Ndërlidhjet

BE shpall emrat e të dyshuarve për trafikim organesh në Kosovë



Prokurori i Bashkimit Evropian ka emëruar shtatë persona si të dyshuar për rrjetin ndërkombëtar të trafikimit të organeve që operojnë në Kosovë.

AP raportoi se e ka siguruar aktpadinë, në të cilën prokurori Xhonatan Ratel ka thënë se "grupi i organizuar kriminal" ka trafikuar njerëz në Kosovë me qëllim të heqjes së organeve, përfshirë veshkat, për t'i "transplantuar tek personat tjerë".

Agjencia thotë se hetimet kanë treguar se rreth 20 shtetas të huaj "ishin rekrutuar me premtime të rrejshme për pagesa" në vitin 2008.

Sipas aktakuzës, viktimat kanë ardhur nga Moldavia, Kazakistani, Rusia dhe Turqia, dhe kanë jetuar në “varfëri të skajshme apo me shqetësime akute financiare”.

Raporti thotë se rrjeti i shtatë të dyshuarve përfshin pesë kosovarë, një turk dhe një izraelit.

Askush nga të dyshuarit nuk ndodhet në paraburgim.
XS
SM
MD
LG