Ndërlidhjet

logo-print

Ariel Sharon pas 5 vjetësh në spital dërgohet në shtëpi



Ish kryeministri izraelit, Ariel Sharon, 82 vjeç, është transferuar në shtëpi nga spitali ku afro pesë vjet ndodhej në komë.

Mjeku Shlomo Noj, nga qendra rehabilituese Sheba pranë Tel Avivit, i tha radios izraelite se Sharon sot u dërgua në fermën e familjes së tij në jug të Izraelit.

Sharon akoma ndodhet në gjendje kome.

Heroi i luftës së Izraelit dhe njëri nga politikanët më kundërthënës izraelitë, shërbeu si kryeministër në periudhën 2001-2006.

Në vitin 2005 ai e drejtoi tërheqjen izraelite nga Rripi i Gazës.

Në vitin 1982, si ministër i mbrojtjes, ai e orkestroi invazionin e Izraelit në Liban.

Sharon ra në komë në janar 2006.
XS
SM
MD
LG