Ndërlidhjet

Nobelistët e paqes kërkojnë botë pa armë bërthamore



Laureatët e Çmimit Nobel për Paqe u mblodhën në Japoni për të bërë thirrje për eliminimin e armëve bërthamore.

Tubimi do të mbahet në Hiroshimë, qytetin që u shkatërrua nga bomba e parë bërthamore amerikane në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e diskutuesve në takimin tre ditor janë lideri shpirtëror i Tibetit, Dalai Lama.

Presidenti amerikan Barak Obama, i cili u nderua me çmimin e paqes në vitin 2009 nuk do të marrë pjesë për shkak se takimi përkon me samitin e G 20-ës në Korenë Jugore dhe me takimin Azi-Paqësor në Japoni.

Ish presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov gjithashtu është tërhequr për arsye shëndetësore.
XS
SM
MD
LG