Ndërlidhjet

logo-print

G 20 synoi t'i kapërcejë dallimet, por dilemat mbetën



Liderët e 20 vendeve më të zhvilluara ekonomike, kanë rënë dakord që të përmbahen nga gara e zhvlerësimit të valutave.

Në deklaratën e përbashkët pas takimit të G 20-ës në Seul, liderët gjithashtu janë zotuar të ecin drejt sistemeve të shkëmbimit të përcaktuara nga tregu.

Sidoqoftë, analistët thonë se deklarata përfundimtare nuk është e specifikuar dhe e lë të hapur mundësinë shumë detaje të përpunohen në takimet e ardhshme.

Samiti u mbajt në kohën e shqetësimeve për të ashtuquajturën “luftë të valutave”, ndërkohë që vendet përpiqen ta përshpejtojnë rimëkëmbjen ekonomike.
XS
SM
MD
LG