Ndërlidhjet

Obama e mirëpret qeverinë e Irakut



Presidenti amerikan Barak Obama tha se marrëveshja për ndarjen e pushtetit në Irak është edhe një gurthemel në historinë e këtij vendi.

"Edhe një herë irakianët po tregojnë vendosmërinë e tyre për t'a bashkuar Irakun dhe për t'a ndërtuar të ardhmen. Këto impulse janë shumë më të forta se ato që duan Iraku të zhytet në luftë sektare dhe terror", tha Obama.

Në konferencën për shtyp në Seul pas përfundimit të takimit të grupit G 20, Obama gjithashtu tha se qeveria e re irakiane do të jetë "përfshirëse, përfaqësuese dhe do ta pasqyrojë vullnetin e popullit të Irakut".

Mbrëmë parlamenti i Irakut e ngrakoi kryeministrin aktual Nuri al-Maliki që ta formojë qeverinë e re.

Marrëveshja për ndarjen e pushtetit u arrit tetë muaj pas zgjedhjeve parlamentare.
XS
SM
MD
LG