Ndërlidhjet

Haxhinasto: Udhërrëfyesi për Kosovën sa më parë



Ministri i jashtëm i Shqipërisë Edmond Haxhinasto ka kërkuar që Kosova të përfshihet në projektet dhe nismat rajonale.

Ai ka thënë se Kosova përbën një realitet të ri për rajonin, dhe ka theksuar se është e rëndësishme që të përgatitet sa më parë udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe procedurat për procesin e integrimit të Kosovës në BE.

Në një konferencë në Budapest mbi integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, Haxhinasto ka thënë se vendimi për heqjen e vizave për Shqipërinë është bërë në bazë të meritave.
XS
SM
MD
LG