Ndërlidhjet

Shpërthim në Mitrovicë, s'ka të lënduar



Një granatë dore ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në pjesën veriore të Mitrovicës, por nuk ka pasur të lënduar.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Kosovës, Besim Hoti ka thënë se granata ka shpërthyer rreth orës 5:30 në çatinë e një garazhe, pronë e Nebojsha Dimitrieviq, 50 vjeç.

Raportohet se përveç objektit është dëmtuar edhe makina e tij, si dhe dritarja në ndërtesën në afërsi.

XS
SM
MD
LG