Ndërlidhjet

Mianmar: Junta mund të lirojë disidenten San Su Kji



Raportet nga Mianmari sugjerojnë se sundimtarët ushtarakë mund të përgatiten për të liruar disidenten pro-demokratike Aung San Su Kji.

Laureatja e Çmimit Nobel për Paqe ka qenë në burg shtëpiak për më shumë se 15 vjet në 21 vitet e fundit.

Nuk ka pasur konfirmim zyrtar për lirimin e saj.

Nëse ajo lirohet, lirimi i saj do të vijë pasi vendi mbajti zgjedhjet e para pas dy dekadash.

Partia e afërt me sundimtarët ushtarakë fitoi në zgjedhjet, të cilat u cilësuan si të manipuluara.
XS
SM
MD
LG