Ndërlidhjet

BE-ja kërkon nga Bosnja të mos abuzojë me vizat



Zyrtarët evropianë po kërkojnë nga autoritetet në Bosnje që t'i informojnë si duhet qytetarët lidhur me të drejtat dhe kufizimet e heqjes së regjimit të vizave me vendet e hapësirës Shëngen.

Eurokomisionerja për çështjet e brendshme, Sesilia Malmstrom, tha se Bashkimi Evropian nuk dëshiron të shohë keqpërdorim të lirisë së lëvizjes, pasi në të kundërt do të rivendoset sistemi i vizave.

Më 8 nëntor BE-ja hoqi vizat për shtetasit e Shqipërisë dhe të BH-së. Ky vendim ishte marrë vitin e kaluar për banorët e Maqedonisë, Serbisë e Malit të Zi. Vendet e BE-së u përballën me një fluks strehimkërkuesish nga Serbia e Maqedonia, çfarë ka krijuar dyshime rreth vendimit në disa vende anëtare të Unionit.
XS
SM
MD
LG