Ndërlidhjet

Medvedevi: Zbulimi rus të mësojë nga tradhtia e fundit



Shërbimi sekret rus duhet të nxjerrë mësime nga tradhtia e një prej zyrtarëve më të lartë, deklaroi presidenti rus, Dimitri Medvedev. E përditshmja ruse "Komersant" ka publikuar se një nga agjentët kryesorë të shërbimit rus të zbulimit ka ndihmuar Shtetet e Bashkuara në kapjen e rrjetit të spiunëve rusë.

Medvedevi tha se ishte i njohur me rastin e tradhtisë para botimit në gazetë dhe ka urdhëruar një hetim të brendshëm, duke kërkuar që askush të mos hiqet nga puna për shkak të incidentit.

Agjenti në fjalë i mundësoi SHBA-ve kapjen e dhjetë spiunëve rusë në këtë vend, që ishte dështimi më i madh i shërbimeve sekrete të Moskës që nga fundi i Luftës së Ftohtë.
XS
SM
MD
LG