Ndërlidhjet

logo-print

Malmstrom kërkon në Tiranë respektimin e lëvizjes së lirë




Eurkomisionerja për çështjet e brendshme, Sesilja Malmstrom, në Tiranë ka vlerësuar pozitivisht faktin se kryeministri Berisha ia kujton shtetasve shqiptarë që të mos shkelin afatet dhe kriteret e vendosura për liberalizimin e vizave. Kjo është një mundësi për shqiptarët dhe nuk duhet të keqpërdoret”, tha Malmstrom.

Ajo theksoi se lëvizja e lirë është mundësi e mirë për shqiptarët që të njohin vendet e BE-së, por dhe që vendet e zonës Shëngen të njohin më mirë qytetarët shqiptarë.

Malmstrom gjendet në Tiranë vetëm pak ditë pas vendimit për liberlizimin e vizave. Ajo erdhi në Shqipëri pas ndalesës në Bosnjë Hercegovinë.
XS
SM
MD
LG