Ndërlidhjet

Milani kundër Interit, pa Paton



Ekipi i Milanit do të luajë në ndeshjen e së dielës kundër Interit pa sulmuesin Pato. Braziliani u largua nga ndeshja me Palermon në pjesën e dytë për shkak të problemeve në këmbë. Pato nuk do të luajë për gjashtë javë.

Edhe zëvendësuesi i Patos në ndeshjen me Palermon, Filipo Inzagi ka pësuar dëmtim të gjurit dhe do të detyrohet t'i nënshtrohet operacionit. Kjo do të thotë se Inzagi nuk do të luajë për gjithë ndeshjet e mbetura deri në fund të sezonit.
XS
SM
MD
LG