Ndërlidhjet

logo-print

Serbia i thotë OKB-së se nuk i mbështet zgjedhjet në Kosovë



Serbia u tha Kombeve të Bashkuara se nuk do t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Ministri i Jashtëm, Vuk Jeremiç, i tha Këshillit të Sigurimit se është thjesht e pamundur të përkrahen zgjedhjet ashtu siç kërkon qeveria e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës ministre e Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku, i tha Këshilit të Sigurimit se bashkësia ndërkombëtare duhet t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe "të ftojë qeverinë e Serbisë që të mos e pengojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje".

Në pjesën veriore të Kosovës, të dominuar nga serbët etnikë, "ndikimi i Beogradit ende po e parandalon procesin e integrimit në jetën publike dhe institucionale të Kosovës", tha Çitaku, duke i nënvizuar sulmet ndaj serbëve të cilët kanë marrë poste publike.

Jeremiç tha se zgjedhjet nuk po mbahen në linjë me rezolutën 1244 të vitit 1999, dhe se ato nuk i ka caktuar përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, andaj Kombet e Bashkuara nuk do ta certifikojnë rezultatin.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara shprehën keqardhje për bojkotimin e zgjedhjeve nga Serbia. Rusia mbështeti Jeremiçin.
XS
SM
MD
LG