Ndërlidhjet

Rrëmbehet anija kineze me 29 marinarë



Raportet nga Kina thonë se piratët kanë rrëmbyer një anije mallrash me 29 marinarë kinezë në Detin Arabik.

Agjencia shtetërore Xinhua tha se anija që lundronte me flamurin e Panamasë është sulmuar të premten në mbrëmje.

Raportohet se piratët i kanë thënë kompanisë së cilës i përket anija, se ata po e drejtojnë anijen kah Somalia.

Bëhet e ditur se sulmi ka ndodhur në një zonë që nuk patrullohet nga forcat ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG