Ndërlidhjet

Zanier: Përkeqësohen marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë

  • RFE /RL

Lamberto Zanier

Lamberto Zanier

Shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zanier, paralajmëroi për "përkeqësim" të marrëdhënieve ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë.

Në raportin e rregullt tremujor në Këshillin e Sigurimit për gjendjen në Kosovë, ai tha se situata e "përgjithshme" në Kosovë ka mbetur "stabile", por në veri së fundmi ka pasur incidente që i kanë nënvizuar tensionet dhe mundësinë për jostabilitet.

"Marrëdhëniet ndëretnike në veri të Kosovës duket se përkeqësohen. Derisa situata e përgjithshme mbetet stabile gjatë periudhës së raportimit, incidentet e vazhdueshme në veri të Kosovës e kanë nënvizuar mundësinë e fuqishme për jostabilitet atje, prandaj duhet urgjentisht të adresohen çështjet që shkaktojnë fërkime ndërmjet dy komuniteteve. Që nga data e mbylljes së raportit, kanë vazhduar incidentet e shkallës së ulët dhe me këto, edhe rreziku nga nxitja e një dhune në shkallë të gjerë"
, tha Zanier.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiq, tha se çfarëdo provokimi në veri të Kosovës, derisa palët përpiqen të organizojnë negociata, mund ta minojë dialogun.

Jeremiq, gjithashtu, theksoi se Serbia nuk do t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës të dalin në zgjedhjet e 12 dhjetorit. Ai i tha Këshillit të Sigurimit se është thjesht e pamundur të përkrahen zgjedhjet ashtu siç kërkon Qeveria e Kosovës.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Jashtme të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t'u bëjë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe "të ftojë Qeverinë e Serbisë të mos e pengojë pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje".

Në pjesën veriore të Kosovës të dominuar nga serbët, "ndikimi i Beogradit ende po e parandalon procesin e integrimit në jetën publike dhe institucionale të Kosovës", tha Çitaku, duke i nënvizuar sulmet ndaj serbëve, të cilët kanë marrë poste publike.

Ndërkaq, Jeremiq tha se zgjedhjet nuk po mbahen në linjë me rezolutën 12 44, ato nuk i ka caktuar përfaqësuesi i OKB-së në Kosovë, andaj Kombet e Bashkuara nuk do ta certifikojnë rezultatin.

Franca dhe Shtetet e Bashkuara shprehën keqardhje për bojkotimin e zgjedhjeve nga Serbia, ndërsa Rusia e mbështeti Jeremiqin.(v.p.)

Trego komentet

XS
SM
MD
LG