Ndërlidhjet

logo-print

SHBA paralajmërojnë për eksportet, Kina zotohet për reforma



Presidenti amerikan Barak Obama u ka bërë thirrje vendeve që kanë suficit tregtar t'i japin fund mbështetjes së tyre vetëm në eksportet për rritjen ekonomike.

Duke folur në samitin e Azisë dhe Paqësorit (APEC) në Jokohama të Japonisë, Obama tha se "një nga mësimet më të rëndësishme që dolën nga kriza është se kufizimi i varësisë kryesisht nga konsumatorët amerikanë dhe eksportet aziatike është ajo që mund ta rritë ekonominë".

Presidenti kinez Hu Xhintao i tha forumit se Kina dëshiron ta rritë kërkesën për mallra në vend, por la të kuptohet se ndryshimet do të bëhen gradualisht. Ai tha se Pekini mbetet i përkushtuar për ta reformuar shkallën e këmbimit valutor mbi "baza të iniciativës, mundësisë së kontrollimit dhe gradualitetit".

Në samitin e APEC-ut merr pjesë edhe presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev.
XS
SM
MD
LG