Ndërlidhjet

logo-print

Mianmar: Lirohet aktivistja San Su Kji



Autoritetet e Mianmarit kanë liruar lideren pro-demokrate Aung San Su Kji nga arresti shtëpiak.

Avokati i saj, Nian Uin i tha përkrahësve jashtë shtëpisë së saj në Jangon se “ ajo është e lirë“.

Njoftimi vjen pasi që autoritetet e Mianmarit e vizituan Su Kjinë, bënë të ditur vendimin për lirimin si dhe i hoqën barrikadat rreth shtëpisë së saj, në të cilën ajo është mbajtur nën arrest për 14 vjet në 21 vjetët e fundit.

Lirimi i lauerates së çmimit Nobel për paqe është pritur në masë të gjerë, në prag të zgjedhjeve të fundit.

Komuniteti ndërkombëtar i ka thënë vazhdimisht Juntës se lirimi i aktivistes është një hap i domosdoshëm në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të rishikojë sanksionet kundër këtij vendi.
XS
SM
MD
LG