Ndërlidhjet

Lirohet rruga Shkodër-Hani i Hotit



Pas pesë ditësh bllokimi ka filluar lëvizja në rrugën nacionale Shkodër-Hani Hotit që u bllokua për shkak të vërshimit të përrenjve.

Bllokimi prej pesë ditesh i kësaj rruge transeuropiane ka krijuar anomali tepër të mëdha kryesisht me trajlerat me targa të huaja që lëvizin tranzit nëpër Shqipëri dhe që kanë destinacione vende të ndryshme të Europës, shkruajnë mediat shqiptare.

Kanë qenë me dhjetra kamionë në të dy anët e rrugës që kanë pritur hapjen e rrugës nacionale.

Rruga Shkodër Hani Hotit u bë e pakalueshme pak ditë më parë kur prurjet e përrenjve dëmtuan urën 5 km larg doganës së Hanit të Hotit.
XS
SM
MD
LG