Ndërlidhjet

San Kji kërkon unitet, Obama e quan heroinë



Liderja pro-demokrate e Mianmarit, Aung San Su Kji ka përshëndetur më shumë se një mijë mbështetës të grumbulluar pranë shtëpisë së saj dhe ka kërkuar unitet në shtetin e kontrolluar nga ushtria.

“Është koha të jemi të qetë dhe është koha që të flasim. Populli duhet të jetë në një zë . Vetëm atëherë mund t’i arrijmë qëllimet tona”, i tha Kji turmës, para se të kthehej në shtëpinë e saj bashkë me zyrtarët e partisë së saj, Ligës Nacionale për Demokraci.

Lirimi i saj nga arresti shtëpiak është përshëndetur nga liderët botërorë.

Presidenti amerikan Barak Obama e quajtur atë heroinë, ndërsa kërkoi nga Mianmari që t’i lirojë të gjithë të burgosuirt politikë.

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se “Aung San Su Kji “është symbol i luftës mbarëbotërore për të drejtat e njeriut”.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se Sun Kji është “inspirim për botën”.

Kryeministri britanik Dejvid Kamerun tha se lirimi “është i vonuar” dhe e quajti ndalimin e saj një “parodi”.

Presidenti francez Nikolas Sarkozi paralajmëroi Mianmarin që të mos ia “kufizojë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e shprehjes” San Su Kjisë.

Ministria e Jashtme italiane e quajti lirimin një “lajm pozitiv”.
XS
SM
MD
LG