Ndërlidhjet

Pakistan: 5 të vrarë nga sulmi amerikan



Zyrtarët lokalë të sigurisë thanë se një aeroplan i telekomanduar amerikan ka vrarë 5 militanë në një zonë fisnore në Pakistanin veri-perëndimor.

Të paktën dy raketa të lëshuara nga aeroplani qëlluan militantët ndërsa po udhëtonin në një makinë dhe shkatërruan kompleksin e tyre në fshatin Ahmad Khel.

Kjo zonë e Pakistanit konsiderohet si strehë për talibanët dhe luftëtarët e Al Kaidës.
XS
SM
MD
LG