Ndërlidhjet

Lirohet nobelistja San Su Kji

  • RFE /RL

Nobelistja Sun Kji pas lirimit, përshëndet mbështetësit e mbledhur para shtëpisë së saj

Nobelistja Sun Kji pas lirimit, përshëndet mbështetësit e mbledhur para shtëpisë së saj


Autoritetet e Mianmarit e kanë liruar lideren pro-demokrate, Aung San Su Kji, nga arresti shtëpiak.

Avokati i saj, Nian Uin u tha përkrahësve jashtë shtëpisë së saj në Jangun se “ajo është e lirë“.

Njoftimi u bë pasi autoritetet e Mianmarit, të cilat e vizituan Su Kjinë, e shpallën vendimin për lirimin e nobelistes dhe i hoqën barrikadat rreth shtëpisë së saj, ku ajo është mbajtur nën arrest për 14 vjet në 21 vjetët e fundit.

Lirimi i lauerates së Çmimit Nobel për Paqe është pritur në masë të gjerë, në prag të zgjedhjeve të fundit.

Bashkësia ndërkombëtare u ka thënë vazhdimisht sundimtarëve ushtarakë në Miamnar se lirimi i aktivistes është një hap i domosdoshëm, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar të rishikojë sanksionet kundër këtij vendi.

Liderja pro-demokrate e Mianmarit, Aung San Su Kji ka përshëndetur më shumë se një mijë mbështetës të grumbulluar pranë shtëpisë së saj dhe u ka bërë thirrje për unitet në shtetin e kontrolluar nga ushtria.
Është koha të jemi të qetë dhe është koha që të flasim.


“Është koha të jemi të qetë dhe është koha që të flasim. Populli duhet të jetë në një zë. Vetëm atëherë mund t’i arrijmë qëllimet tona”,
i tha Kji turmës, para se të kthehej në shtëpinë e saj bashkë me zyrtarët e partisë së saj, Ligës Nacionale për Demokraci.

Lirimi i saj nga arresti shtëpiak është përshëndetur nga liderët botërorë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama e quajti atë heroinë, ndërsa kërkoi nga Mianmari që t’i lirojë të gjithë të burgosuirt politikë.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel tha se Aung San Su Kji “është simbol i luftës mbarë botërore për të drejtat e njeriut”.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tha se Sun Kji është “frymëzim për botën”.

Kryeministri i Britanisë, Dejvid Kamerun, tha se lirimi “është i vonuar” dhe e quajti ndalimin e saj një “parodi”.

Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, e paralajmëroi Mianmarin që të mos ia “kufizojë lirinë e lëvizjes dhe lirinë e shprehjes” San Su Kjisë.

Ministria e Jashtme italiane e cilësoi si një “lajm pozitiv” lirimin e nobelistes Su Kji.(a.i.)
XS
SM
MD
LG