Ndërlidhjet

Trajkoviq: Qeveria e kupton vendimin tonë



Drejtoresha e OJQ-së "Lëvizja evropiane e serbëve", Rada Trajkoviq, ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë nuk e ka mbështetur qëndrimin e serbëve për të dalë në zgjedhje, por sipas saj, qeveria i merr parasysh rrethanat dhe e kupton vendimin e serbëve.

Ajo për gazetën Dnevnik të Novi Sadit ka thënë se qëndrimi i qeverisë "se nuk ka kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit", është elastik dhe nuk shkakton konfuzion në mesin e popullatës serbe.

Ajo ka thënë se Beogradi nuk i ka dhënë mbështetje të hapur serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje, por "askush nuk kritikon vendimin që ta bëjnë një gjë të tillë dhe as nuk udhëhiqet fushatë për bojkotim“.

Trajkoviq ka inicuar formimin e në listë të përbashkët prej 8 subjekteve politike serbe që do të garojnë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
XS
SM
MD
LG