Ndërlidhjet

logo-print

Hejg fton për vazhdim të bisedimeve izraelito - palestineze


Ministri britanik i punëve të Jashtme, Vilijam Hejg, ka apeluar te përfaqësuesit palestinez që sa më parë të përfshihen në bisedimet paqësore për Lindjen e Mesme.

Hejg ka deklaruar se presidentit të autoritetet palestinez Mahmud Abaz i ka transmetuar zhgënjimin e tij me planet izraelite për ndërtimin e vendbanimeve të reja ebreite në Jerusalemin lindor.

Bisedimet izraelito – palestineze janë ndërprerë nga mesi i shtatorit.

Autoritetet palestineze insistojnë se nuk do të kthehen në tryezën e bisedimeve, nëse nuk ndalet ngritja e vendbanimeve ebreite në Jerusalemin lindor.
XS
SM
MD
LG