Ndërlidhjet

Takohen Obama - Medvedev


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka takuar homologun rus Dmitrij Medvedev dhe me te ka biseduar për marrëveshjen për armët START, që është duke u kundërshtuar në Senatin amerikan. Obama dhe Medvedev janë takuar gjatë kohës së mbajtjes së Forumit ekonomik të Azisë dhe Paqësorit, që është duke u mbajtur në Japoni.
Presidenti amerikan ka vënë theksin te rëndësia e marrëveshjes së re, që nga dy vendet kërkon zvogëlimin e kokave bërthamore 30 për qind. Marrëveshja ishte nënshkruar në muajin prill dhe ende nuk është miratuar në Senatin amerikan.
XS
SM
MD
LG