Ndërlidhjet

Bogdanoviq: Vendimi për zgjedhje pas analizës së thellë



Vendimit të Qeverisë se nuk ka kushte për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës, i kanë paraprirë analiza serioze, thotë ministri serb për Kosovën Goran Bogdanoviq.

Ai për mediat serbe ka thënë se janë analizuar të gjitha konsekuencat e mundshme.

"Kemi marrë parasysh realitetin në terrenin që është më kompleks, sepse pozicioni i serbëve varet nga pjesa ku ata jetojnë", ka thënë Bogdanoviq.

Ai ka thënë se vendimi është marrë pas konsultimeve të gjera me përfaqësuesit e serbëve në jug dhe veri të lumit Ibër.

Bogdanoviq duke shpjeguar formulimin e qeverisë "se nuk janë pjekur kushtet" për të marrë pjesë në zgjedhje, ka thënë se "zgjedhjet i organizon një etnitet që ne nuk e pranojmë, ndërsa në ana tjetwr komuniteti ndërkombëtar këtyre zgjedhjeve nuk u ka dhënë çfarëdo kornize, që do të ishte e pranueshme për bashkësinë serbe".

"Kur merret parasysh edhe dialogu i paralajmëruar, ne nuk duam të ndërmarrim një hap që mund të kuptohet si mbështetje, ose pranim i pavarësisë së Kosovës", ka thënë Bogdanoviq.
XS
SM
MD
LG