Ndërlidhjet

Irani i arreston tri avokate të afërta me opozitën



Mediat lokale iraniane raportojnë se autoritetet kanë arrestuar tri avokate, ndërsa po ktheheshin nga një vizitë jashtë shtetit.

Marjam Kianersi, Marjam Karbasi dhe Sara Sabagan, janë arrestuar nën akuzat për dëmtim të sigurisë me të arritur në aeoportin Imam Khomeini.

Të tri avokatet kishin nënshkruar një letër të hapur në shtator, duke kërkuar lirimin e avokates për të drejtat e njeriut Nesrin Stoudeh.

Sotoudeh përfaqëson shumë aktivistë dhe politikanë të arrestuar gjatë masave të ndërmarra nga qeveria pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009.

Kianersi, Karbasi, and Sabahan po ashtu nënshkruan një peticion në muajin prill për të kundërshtuar një ligj, i cili lehtësonte kufizime mbi poligaminë.
XS
SM
MD
LG