Ndërlidhjet

Mustafa: Koalicioni me PDK-në ngulfat shtetin



Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, përjashtoi mundësinë e lidhjes së koalicionit me PDK-në.

Komentet e tij vijnë pas deklaratës së ish-anëtarit të LDK-së, Fatmir Rexhepi, i cili ka thënë se reformat e nisura nga Isa Mustafa janë false dhe se ai do të bëjë sërish koalicion me PDK-në.

“Nëse dikush është shprehur kundër këtyre koalicioneve të tilla, kam qenë unë i pari që jam shprehur, sepse një koalicion të tillë e konsideroj të dëmshëm për demokracinë në Kosovë dhe për ngulfatjen e shtetit të Kosovës. Si duket ka orientime të gabuara zoti Rexhepi në këtë rast ose të qëllimshme, por mbetet vetëm çështje e tij”, ka thënë Mustafa gjatë përurimit të bulevardit Bill Klinton në Prishtinë.

I pyetur se si mund të bëhen reforma me emra të njëjtë, Mustafa ka thënë se LDK është duke mbajtur substancën e njëjtë, por me fytyra të reja.

Ai ka vënë në pah se gjysma e Kryesisë së LDK-së janë emra të rinj, ndërsa në listën e deputetëve, sipas tij, janë përfshirë rreth 60 % emra tjerë që kanë hyrë për herë të parë dhe të cilët janë zgjedhur nga zgjedhjet e brendshme në LDK.
XS
SM
MD
LG